Përmbytje, rrëqitje dherash dhe borë në male, si do jetë moti këtë javë (PARASHIKIMI)

0

TIRANË- Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, pritet të intensifikohen përgjatë të martës. Sinoptikanët e Institutit të Gjeoshkencave kanë parashikuar që veriu dhe veriperëndimi i vendit të marrin sasitë më të mëdha të këtyre reshjeve duke rrezikuar edhe përmbytje.

Gjatë pasdites së sotme dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri të territorit. Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës. Temperaturat do të variojnë, nga 11 / 16 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 10 / 15 °C; në vendet malore: 5 / 10 °C. Sa i përket, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore e fortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu