Përmbytja në Shkodër arrin në 3000 ha, Kryetarja Bashkisë Voltana Ademi bën thirrje qeverisë

0

Bashkia e Shkodrës ka përsëritur edhe sot thirrjen drejtuar qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në dy njesi administrative, Ana e Malit dhe Dajç në kushtet e përmbytjeve të jashtëzakonshme që vazhdojnë prej gati një muaji.

Bashkia kërkoi edhe Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e përroit të kufirit në Muriqan në njesinë administrative Ana e Malit si dhe mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë në katër njesi, afro 500 ton.

Bashkia  Shkodër njoftoi sot se nga monitorimi periodik në terren mëngjesin e 1 shkurtit 2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë e rënduar ,dramatike .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu