DURRËS- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka shkuar në burgun e Durrësit, për të parë nga afër situatën e krijuar nga moti i keq. Në burgun e Durrësit qëndrojnë të izoluar disa persona të politikës shqiptare.
Këtu përmendim ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Në foton e shfaqur shihet Lamallari i veshur çizme, veshje speciale dhe shoqëruar nga disa persona.





