Përkeqësimi i kushteve të motit ka shkaktuar problematika në Vlorë.
Ditën e sotme zona e quajtur Albano Romina për shkak të reshjeve të dendura është ka pësuar përmbytje, ndërsa rruga është bërë e pakalueshme.
Gjithashtu në Vlorë është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla si dhe ato të peshkimit.
Pritet që kushtet hidrometeorologjike të përmirësohen duke nisur nga nesër e në vazhdim.