Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme minorenen, arrestohet i riu në Përmet

0

Një 24-vjeçar është arrestuar në Përmet, nën akuzën e përndjekjes ndaj një vajze të mitur. Policia informon se i riu ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 14-vjeçare. I riu me banim po në Përmet, do të akuzohet për veprën penale “Përndjekja’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 14 vjeçe. Materialet në ngarkim të shtetasit A. Z. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu