Përparimi i Izraelit në Liban/ Franca kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Po shkelet armëpushimi!

0

FRANCA- Franca ka bërë thirrje këtë të dielë për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi forcat izraelite pushtuan Fortin ikonik Beaufort në Libanin jugor. Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, tha se kishte kërkuar thirrjen e Këshillit të Sigurimit sepse zhvillimi përfaqësonte një përshkallëzim të mëtejshëm.

“Asgjë nuk mund të justifikojë vazhdimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe një pushtim gjithnjë e më të thellë të territorit libanez”, tha ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot për transmetuesin francez BFMTV.

Mediat shkruajnë se ushtria izraelite ka deklaruar se do të rrisë shkatërrimin e aseteve të Hezbollahut, pasi ngriti flamurin kombëtar në kështjellën Beaufort, e cila ka një rëndësi strategjike.

Barrot tha se Franca njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër sulmeve të milicisë së mbështetur nga Irani, ndërsa shtoi se asgjë nuk e justifikon këtë zhvillim