Përplasen 2 makina ‘kokë më kokë’ në Llogara

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në zonën e njohur turistike të Llogarasë.

Aksidenti ka ndodhur këtë pasdite, ndërsa bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Automjetet janë përplasur kokë më kokë , duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po hetojnë gjithçka ka ndodhur.