Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, ku janë përplasur dy automjete.
Automjeti me drejtues shtetasin A. P. dhe automjeti tjetër me drejtues shtetasin A. K. janë përplasur, dhe si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë pasagjerja T. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit të dhënë nga policia, pasagjerja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e saj paraqitet e mirë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan në aksident.