Përplaset autobusi që transportonte pelegrinë, të paktën 28 ​​të vdekur

0

Një autobus që transportonte pelegrinët shiitë nga Pakistani në Irak është përplasur në Iranin qendror, me pasojë të paktë 28 të vdekur.

Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ndodhi në provincën qendrore të Yazd.

23 persona të tjerë kanë pësuar lëndime, 14 prej tyre të rënda. Në momentin e përplasjes në autobus ndodheshin 51 persona.

Pelegrinët po udhëtonin për në Irak për të përkujtuar Arbainin, i cili shënon ditën e 40-të që nga vdekja e një shenjtori shiit në shekullin e VII.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu