Elbasan, 8 maj 2025 – Përplaset me automjetin e Policisë, arrestohet 54-vjeçari.
Oficerët e Policisë Gjyqësore në Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin” u përplas me një automjet që drejtohej nga oficeri i policisë B. M., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan oficeri dhe dy pasagjerë të tjerë (oficerë), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.