Përplaset me palmën, shqiptari mbetet i bllokuar në makinë, e nxjerrin zjarrfikëset

0

– Një 22-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik një natë më parë. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30, në Borgio Verezzi në rrugën ‘IV Nëntori’. Mësohet se i riu ka humbur kontrolin e mjetit dhe është përplasur me një palmë.

Ai ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe për ta nxjerrë që aty është kërkuar ndihma e zjarrfikëses. Njësia e Finale Ligure ka mbërritur në vendin ku është aksidentuar i riu dhe e ka nxjerrë atë nga mjeti.

22-vjeçari shqiptar është dërguar në urgjencën e spitalit Santa Corona në Pietra Ligure. Ai ka fraktura në këmbë si dhe ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmeve që ka marrë nga përplasja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu