Përplasi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

0

Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe arrestohet në flagrancë për “Shkelje të rregullave të qarkullmit rrugor”, drejtuesi i mjetit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe proceduriale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme, ku në lagjen nr. 10, u aksidentua një këmbësore dhe drejtuesi i mjetit më pas u largua nga vendngjarja, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të tij konkretisht shtetasit N. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen V. V., 86 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu