Përplasi me makinë efektivin e policisë/ Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë, akuzohet për vrasje në tentativë

0

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti i ditës së djeshme në Fresk, ku një 36-vjeçar me emrin Isniq Nokshiqi ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka aksidentuar me makinë punonjësin e policisë pas ndalimit që i kishte bërë. Mësohet se pasi policia e ndaloi Nokshiqin, ai ka kundërshtuar me fjalë dhe është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e policisë me inicialet A.L. Ndërkohë që punonjësi i policisë është nën kujdesin e mjekëve, 36-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit’, mbetur në tentativë.

Noftimi i poilicisë:

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për aksidentin e ndodhur në Fresk, ku për pasojë mbeti i dëmtuar 1 punonjës policie, ju bëjmë me dije: Rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë qenë në shërbim, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. N. (i cili u identifikua më pas). Pas ndalimit të automjetit, drejtuesi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë.

Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi me automjet duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor shtetasit A. L. dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë. Për pasojë është dëmtuar punonjësi i Policisë A. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve është arrestuar shtetasi I. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.