Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi, mbrëmjen e djeshme ka përplasure një vajzë të mitur me motomjetin e tij. Policia njofton se vajza 10-vjeçare është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë trajtim mjekësor në spital.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.