Përplasi të moshuarin për vdekje, arrestohet 28-vjeçarja në Korçë

0

KORÇË- Drejtusja e makinës që përplasi për vdekje një 79-vjeçar ditën e sotme është vënë në pranga. Mësohet se në pranga është vënë e reja me emrin Olta Meta, ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk dihet. I moshuari humbi jetën pasditen e sotme, teksa po sillej në Tiranë me helikopter.

Njoftimi i Policisë:

Korçë Vihet në pranga drejtuesja e automjetit, e përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesi i biçikletës. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në bulevard “Republika”, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin M. A., 79 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu