Një i ri 27-vjeçar vdiq në një aksident që ndodhi këtë mëngjes, rreth orës 5.30 përgjatë rrugës që lidh Modicën me Marina di Modica: ai ishte në një makinë, Mercedes të klasës A, e cila u përplas me një kamion. Mund të ketë qenë përgjumja arsyeja që ka nxitur shoferin të përshkojë në korsinë e kundërt ku kalonte automjeti i rëndë.
Zjarrfikësit me vështirësi nxorrën trupin e djalit nga makina, duke e transferuar në spitalin Maggiore në Modica. Por shpëtimi ishte i kotë, pasi i riu ndërroi jetë në spital.
Policia ndërkohë po heton rastin e këtij aksidenti me pasojë vdekjen e 27-vjeçarit.lasiciliawebtv
Infowebtv