Përplasja e autoblindave Puma gjatë stërvitjes, mbesin 12 të plagosur në Gjermani

0

Dymbëdhjetë ushtarë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë kur dy transportues të blinduar të personelit Puma u përplasën gjatë një stërvitje.

Aksidenti ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në qendrën stërvitore të forcave të armatosura gjermane në Gardelegen, Saksoni-Anhalt, gjatë një stërvitje të Brigadës së 9-të të Stërvitjes së Tankeve. Dy tanket u përplasën duke bërë mbrapsht me shpejtësi të madhe, duke plagosur 12 ushtarë.

Njëri prej tyre pësoi një dëmtim të rëndë në shpinë dhe u transportua me helikopter në një spital lokal. Siç bëhet e ditur, jeta e tij është jashtë rrezikut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu