Përplasja e një minibusi vret 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë

0

Një aksident i një minibusi në veri të Afganistanit vrau 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë dhe 12 gra, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.

Aksidenti ndodhi në një zonë malore me rrugë gjysmë të asfaltuara në provincën Sar-e-Pul teksa pasagjerët po ktheheshin nga një dasmë. Ata po udhëtonin nga një pjesë e lagjes Sajad në tjetrën.

Din Mohammad Nazari, zëdhënësi i komandantit të policisë lokale, fajësoi shoferin e minibusit për aksidentin. Ai tha se makina ra në një gropë të thellë për shkak të pakujdesisë së tij. Nazari nuk tha nëse ka të mbijetuar.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Afganistan, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe pakujdesisë së shoferëve në autostrada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu