GREQI- Një nga udhëtarët që ndodhej në trenin që u aksidentua duke shkaktuar aksidentin tragjik ka rrëfyer për mediat bisedën që ka dëgjuar mes shoferit dhe personit që pret biletat. I riu, që shihet me kokën e gjakosur dëgjohet të thotë se në momentin që shoferi ka ndërruar shinat, është parë mjaft i qetë dhe madje ka thënë: Hajde të shkojmë kudo që të shkojë!
I riu thotë gjithashtu se ndoshta nisja e trenit dhe futja në binarë në kohën e gabuar mund të jetë bërë shkak për përplasjen tragjike.
“Kur dëgjuam shoferin duke folur me oficerin e biletave dhe duke thënë ‘hajde të shkojmë kudo që të shkojë’, me siguri menduam se diçka nuk shkon. E kam dëgjuar përmes radiove, “hajde të shkojmë kudo që të shkojë”. Kjo është ajo që tha, asgjë tjetër. U vonuam për shkak të trafikut të rënduar në linjat hekurudhore, thanë se do të vononim 15 minuta, sepse është një binar. Ndoshta duhej të vonoheshim më shumë, nuk e di,”- thotë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. 150 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Kërkimet vijojnë dhe bilanci fatkeqësisht pritet që të rëndohet.