Përplasja fatale, ky është viktima në Rrugën e Kombit, udhëtonte me djalin. Emri

0

Është mësuar emri i viktimës në aksidentin tragjik të ndodhur pak më parë në rrugën e Kombit në aksin Rrëshen-Rubik. Mësohet se ai është Hysen Saitaj 58-vjeç banues në Kosovës. Burime për ABC bëjnë me dije se së bashku me të në makinën tip “Range Rover” udhëtonte edhe djali i tij.

Makina ku udhëtonin babë e bir u përplas me një autobus, ku për pasojë 58-vjeçari humbi jetën, ndërsa djali i tij ka marrë dëmtime të rënda. Ndërkohë shoferi i autobusit është shoqëruar në polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu