Përplasja në Mesdhe/ Gazeta gjermane: Erdogan kërkoi të fundoste anijen greke, gjeneralët e tij refuzuan

0

 

Tensionet në Mesdhe janë përshkallëzuar shumë ditët e fundit.

Madje disa ditë më parë ekspertët lajmëruan se mund të kishte ndodhur edhe një përplasje nga ana e Turqisë.

Në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe gazeta e njohur gjermane Die Welt, e cila, referuar nga disa burime ushtarake turke, ka deklaruar se Erdogan kishte planifikuar një goditje në Mesdhe për të fundosur një anije greke.

Por gjeneralët turq kanë refuzuar, ndërsa njëri prej tyre ka sugjeruar goditjen e një aeroplani grek, por pa dëmtuar pilotin. Kërkesa e tij ka ardhur pikërisht në momentin kur tensionet në Mesdhe janë rritur ndjeshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu