Berisha:
“Po përpiqen të minojnë sot përpjekjen madhore të shqiptarëve për të rivendosur pluralizmin politik në vend. E them këtë sepse sot pasi prej disa ditësh u dorëzua në selinë e PD 4200 firma, të delegatëve të Kuvendit të partisë, të grave dhe burrave, djemve dhe vajzave vizionarë të cilët konstatojnë se në Shqipëri PD është shndërruar në vassal të pushtetit dhe se rikthimi I saj si forcë opozitare është jetike.
Firmosën për rivendosjen e pluralizmit dhe cmontimin e narko shtetit. Një sjellje të tillë me rikujton mua qëndrimet e pallateve të kuqe në ’90 ndaj studentëve, përpjekjet e tyre për të dështuar atë lëvizje të dështuar që I dha fund monizmit në vend.
Përpjekje të tilla për të penguar ketë lëvizje vullkan janë sa qesharake aq dhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të firmave, peng kryetari I PD mbledh kryesinë falso të kësaj partie e cila në masën 60% është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit, jo me votë Këshilli. Emëruar nga kryetari I partisë dhe ai njofton datën që I jep pengu I tij Rama për kuvend të PD, 18 dhjetor. Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historic, firmat e të cilëve do të gdhenden në muralin e pluralizmit, se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre. Kuvendi I pd do të mblidhet në datën e shpallur prej tyre.