Përplasje e armatosur në orët e para të mëngjesit, plagoset 35-vjeçari shqiptar dhe dy grekë

0

Një shqiptar dhe dy grekë janë plagosur orët e para të mëngjesit pas një përplasje të armatosur në Peristeri.

Ngjarja është regjistruar në orën 04:00 të mëngjesit. 35-vjeçari shqiptar u dërgua nga Burnazi në spitalin e Atikës, pasi ka marrë tre plumba gjatë përplasjes me armë.

Ndërkohë dy grekët janë dërguar drejt një tjetër spitali. Njëri prej tyre ka marrë një plumb në kyçin e këmbës ndërsa tjetër është plagosur në kokë.

Tashmë autoritetet greke po hetojnë për rrethanat që kanë sjellë përplasjen e armatosur mes dy grupeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu