Përplasje e fuqishme e dy automjeteve, plagoset rëndë pasagjerja

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Bëhet e ditur se rreth orës 16:50 një mjet tip “Opel”, është përplasur me një automjet tip “Audi”. Për pasojë e lënduar ka mbetur një pasagjere që ndodhej në automjetin tip “Opel”.

Ajo është dërguar për kujdes shëndetësor në spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu