Përplasje mes tifozëve pas derbit të kryeqytetit

0

Derbi Tirana-Partizani u mbyll  në barazim  1-1, por vetëm rezultati  në shifra ishte paqësor. Edhe pas takimit, në tribunat  e “Air Albania” ka patur përplasje mes tifozërive, çka ka sjellë ndërhyrjen e FNSH. Mësohet se janë shkulur edhe ulëse dhe situata është kthyer në normalitet vetëm pas disa minutash.

Gjithçka ka nisur pasi ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes, me të dyja palët e tifozerive që ngacmonin njëra-tjetrën me fjalë. Pasi mbështetësit u afruan, filloi tensioni dhe sherri. Ndërhyrja e policisë qetësoi  situatën mes  tifozëve.

 

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu