Mbledhja e Komisionit të Ligjeve e ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra. Përmes votave të deputetëtve të maxhoracës është miratuar raporti për projektbuxhetin e projektit të Portit të Durrësit.
Deputeti i PD, Gazment Bardhi pas votimit në komision, i ka hedhur mikrofonin drejtueses së seancës, Klotilda Bushka.
Pavarësisht reagimit të ashpër të Bardhit i cili ka hedhur mikrofonat dhe letra në ajër, Bushka ka vijuar me përmbylljen e procesit të votimit.
Bushka: Atëherë kalojmë në votim. Kush është dakord në parim me projektligjin, të numërojë votat sekretaria.
(Bardhi fillon të hedhë mikrofonët në sallë)
Ndërkohë që vijonte votimi nga ana e deputetëve të mazhorancës, gjendja në sallën ku zhvillohej mbledhja u rëndua pas shpërthimit të Bardhit i cili nuk ishte dakord për të kaluar në votimin e projektligjit.