Përplasje të forta në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Damian Gjiknuri u pyet për rastësitë që e lidhnin me biznesmenët e shpallur në kërkim, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja e Klodian Zoto dhe tha se në fakt në Shqipëri vetëm një ‘grusht njerëzish’ merreshin me mineraret. Për pasojë, sipas Gjiknirit, ata do ta merrnin lejen. Përgjigjia nxehu demokraten Dhurata Çupi e cila e konsideroi tallje dhe një rastësi të madhe duke kërkuar llogari për kontratat që sipas saj kanë shkelje.
Pjesë nga debati:
Jorida tabaku: Zoti Gjiknuri kam pyetje, dakord është një rastësi e jashtëzakonshme që ju 1 në 1 milion shqiptarë të udhëtoni me këta persona në të njëjtin avion, apo automjet siç e pranoni. Çfarë rastësie është të japësh një kontratë për leje minerare për kompaninë e Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos, Loran Dushës, i cili është administrator në inceneratorin e Fierit. Sa rastë dhe me Albtek Energy….
Damian Gjiknuri: Lejet minerare në Shqipëri jepen me garë me tender të hapur. Nëse kjo leje do të kishte probleme bujrum ky komision të shkojë ta hetojë nëse është bërë garë dhe a janë plotësuar kushtet. Por s’mund të bëjmë dhe gjykatësin këtu e as prokurorin, mendoni se kam bërë shkelje, më kallëzoni…Unë kam dhënë me qindra leje minerare. Këtu një grusht biznesmenësh janë që merren me fushën e energjisë dhe minierave. 100-120 janë në Shqipëri…
Çupi: Nuk kemi marrë përgjigje që ka patur kontrata të nënshkruara pa konkurencë, me kushte favorizuese, supervizorë të caktur ka koncensionari, këtu relativizohet çdo gjë sikur ju kemi thirrur për të mbajtur leksione. Edhe telebingo nuk të qëllon që nga 190 kontrata në 7 të tilla të jesh me biznesment e koncesionarëve. Në 7 udhëtime keni qëlluar me ta. Jep sqarime se s’ke ardhur të tallesh