“Përrallë e trishtë” e hidraulikut dhe punëtorit të ndërtimit. Si kujdeseshin 2 shqiptarët për fermën e kanabisit për të shlyer borxhet te trafikantët

0

Zika, 27-vjeç dhe Idrizi, 38-vjeç, u gjetën në tavanin në pjesën e pasme të shtëpisë së madhe, gjysmë të shkëputur, kur policia e bastisi atë pak para orës 9 të mëngjesit të 23 majit.

BRITANI- Një hidraulik dhe një punëtor ndërtimi shqiptar të cilët shkuan ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar u kujdesën për një fermë të madhe droge në Kettering për të shlyer borxhet e trafikantëve. Mediat e huaja shkruajnë se Fabrizio Zika dhe Elmaz Idriz u kapën kur policia bastisi një shtëpi në Headlands dhe gjeti kanabis me vlerë potencialisht deri në 415,000 £.

Shqiptarët kishin para borxh ndaj bandave që i kishin futur kontrabandë në Britaninë e Madhe dhe u thanë se do të shlyenin borxhet e tyre, duke u kujdesur për fermat me lëndë narkotike.

Të premten ata u burgosën secili me dy vite e katër muaj burg, pasi Gjykata e Kurorës së Northampton dëgjoi rrëfimet sesi ata u përfshinë në botën kriminale. Zika, 27-vjeç dhe Idrizi, 38-vjeç, u gjetën në tavanin në pjesën e pasme të shtëpisë së madhe, gjysmë të shkëputur, kur policia e bastisi atë pak para orës 9 të mëngjesit të 23 majit.

Një kontroll në tetë dhoma në pronën trekatëshe, ku jetonin dyshja, bëri të mundur gjetjen e 488 bimëve të kanabisit, si dhe kabllo elektrike, ndriçim, llamba ngrohjeje, çarçafë dhe ajrim në një mjedis të sofistikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu