Përsëri në pikën zero, Xavit i duhet shumë punë! Barça mundet nga Real Betis

0

Barcelona rikthehet në pikën zero. Edhe pse fitorja ndaj Espanyol dhe Villareal dha një farë shprese se kjo skuadër do të kishte vazhdimësi, nuk rezultoi kështu.

Në javën e 16-të të La Liga-s, skuadra katalanase mundet me shifrat 0-1. Goli i vetëm do të shënohej në minutën e 79′ nga Juanmi.

Kështu, Betis ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Barcelona qëndron në vendin e shtatë me 23 pikë. Kjo është humbja e parë e Xavit në stolin e Barcelonës, pas dy fitoreve në ndeshjet e para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu