Përsëritet historia me kallash e armë në dasmat shqiptare.
Një person ka qëlluar me armë zjarri teksa ishte i pranishëm në një dasmë. Ngjarja është regjistruar në Pukë dhe është dokumentuar me video.
Nga pamjet e publikuara nga JOQ, shihet se si i riu nxjerr kallashin nga poshtë tavolinës dhe qëllon me breshëri në ajër. Rreziku për të plagosur ndonjë person është i madh, por të riut duket se nuk i intereson shumë kjo gjë. Mbi video shkruhet djalët: Ç’a din për kushot?
Shiko ç’a bën mileti, sikur është viti ’97. Videoja është bërë në Pukë. Faleminderit,”- shkruan denoncuesi.