Përsëritet historia! Shqiptari përd*hunoi vajzën e partneres që në moshën 8-vjeçare

0

Policia Greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa, 56 vjeç nga fshati Dhrovjan, Vlorë pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur. Siç raportohet nga burimet e Policisë burri ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur për 7 vite me rradhë. 56-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e mitur që në moshën 8-vjeçare.
Sipas Prokurorisë së Posaçme për Krimet ndaj të miturve të Athinës, ka qenë një denoncim prej nënës së viktimës e cila po ashtu është shtetase shqiptare, që çoi në zbardhjen e rastit të rëndë. Nga verifikimet paraprake rezultoi se autori hynte në banesën e viktimës me iniciale K.E 15 vjeç, duke shfrytëzuar lidhjen personale me të ëmën e saj, raporton Protothema.
Ndërkohë e mitura pohoi para hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç, krim i vijuar deri para pak ditësh. Sipas informacioneve, ai e kishte detyruar që t’i dërgonte foto intime të saj. Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë.
Ka qenë e ëma e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve ,e denoncoi atë në polici. Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të Kodit Penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu