Përshëndet gjithë punonjësit në PD, Berisha bën batutën epike për Bashën: Nuk i mjaftojnë ato që…

0

Mesditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur paparalajmëruar në selinë e PD-së.

Berisha ka hyrë me entuziazëm në selinë blu ku ka përshëndetur në çdo zyrë demokratët. Më pas Berisha i është drejtuar sallës ku do të zhvillohet takimi me anëtarë të Rithemelimit të PD-së.

Në këtë moment Berishës i kanë marrë karrigen dhe bën batutën epike: “Çmenduria e Bashës ka marrë fund, i ka marrë gjitha karriget në zyrën e tij nuk i mjafton karrigia e tij por ka marrë edhe tonat (qesh)”

Brenda PD-së po zhvillohen dy takime paralele, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e PD-së, ndërsa në zyrën ngjitur po zhvillohet takimi mes Berishës dhe anëtarëve të Rithemelimit të PD-së.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu