“Përshkruajeni me një fjalë?” Faqja e Southampton mrekullohet nga goli i Brojës

0

Armando Broja është kthyer në lojtarin më të rënëdësishëm te skuadra e Southampton. 20-vjeçari shënoi golin e përmbysjes provizore për “shenjtorët”, përpara se rezultati të barazohej e shqiptari të zëvendësohej në minutën e 70’.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje si titullar këtë sezon në Premier League. Asnjë lojtar nën moshën 20 vjeç nuk ka shënuar kaq shumë.

Southampton e ka postuar në rrjetet sociale.Shoqëruar me videon e golit, klubi i Premier League shkruan: “Një fjalë për të përshkruar finalizimin e këtij djali… Po bëhet çdo ditë e më i mirë”.

 

Ndërkohë tifozët e Southampton kanë votuar edhe në lidhje me lojtarin e ndeshjes ditën e djeshme dhe Broja ka fituar me 48.5 % të votave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu