Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë në vijim të operacionit “Dealer” ku janë sekuestruar 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi si dhe shuma parash.
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar në Tiranë pasi kishte përshtatur lokalin ku punonte për veprimtari të kundërligjshme pasi organizonte ojëra fati.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë në vijim të operacionit “Dealer” ku janë sekuestruar 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi si dhe shuma parash.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim N. P., në Laprakë, shtetasit A. N. (punëtor i lokalit) dhe F. P., N. L. dhe F. L. (klientë në lokal), janë konstatuar duke organizuar lojëra fati në një tavolinë pokeri. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambientin për organizimin e lotarive të palejuara, kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin A. N.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dealer”.
Sekuestrohen 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur ambientin për këtë veprimtari të kundërligjshme, vihet në pranga një punonjës në këtë lokal, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 klientë në lokal.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në Laprakë, organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dealer”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– A. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. P., 37 vjeç, N. L., 29 vjeç, dhe F. L., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi N. P., 54 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim N. P., në Laprakë, shtetasit A. N. (punëtor i lokalit) dhe F. P., N. L. dhe F. L. (klientë në lokal), janë konstatuar duke organizuar lojëra fati në një tavolinë pokeri. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambientin për organizimin e lotarive të palejuara, kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin A. N.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi, shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme.
Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.