I vihet flaka një banese në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Zjarrfikësja ndërhyn duke shuar flakët dhe shmangur djegien totale të banesës.
Një shtëpie private, në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës, i është vendosur qëllimisht zjarri mëngjesin e sotëm. Dyshohet se dera e apartamentit është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Banorët kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila ka ndërhyrë në kohë duke shmangur dëmet.
Nga zjarri është dëmtuar dera hyrëse dhe një pjesë e mobilieve e banesës në pronësi të shtetasit K.B.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.