Personazhi i vitit në fushën e Arsimit

0

Anila Çota

Anila Çota  u lind në Tiranë më 28 gusht 1964. Për shkak të angazhimeve të prindërve të saj  ka jetuar  në Tirane, Pukë, Mirditë, Korçë, Gramsh, Elbasan etj.

Ne vitin 1987  diplomohet si mësuese e lëndëve  matematikë dhe fizikë në Universitetin“Aleksandër Xhuvani” dhe disa vite më vonë kryen masterin në Fakultetin e Shkencave të Edukimit  në degën “ rejtim administrim arsimi”.

Ka punuar si mësuese e matematikës dhe fizikës për 33 vite  dhe prej 23 vitesh ka  drejtuar  disa shkolla  në Elbasan si në Mengel, “ Fejzullah Guranjaku”, “Hamit Mullisi”, “Qamil Guranjaku”.

Prej një viti ajo drejton Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar në Elbasan dhe njëkohësisht është pedagoge e jashtme në Universitetin e Elbasanit.

Profili i saj sa profesional edhe social  shpërfaqet përmes angazhimeve e përkushtimit të saj si në institucionet ku ajo ka punuar,  edhe në përfshirjen  në shoqërinë civile kryesisht në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, gjë që ka bërë që zëri i saj dhe i fëmijëve  me të cilët ajo punon, të dëgjohet  në vendmarrjet lokale, kombëtare e ndërkombëtare duke adresuar çështje që lidhen me  respektimin e të drejtave, diskriminimit, barazisë gjinore, si dhe rritjen e investimeve për fëmijët.

Pasioni i saj është puna me fëmijët dhe për fëmijët.  Ka vizion të qartë dhe vazhdimisht i kushton vëmendje fuqizimit të kapaciteteve të saj duke marrë pjesë në trajnime në fusha të ndryshme por edhe duke spikatur si një eksperte e trajnimeve për të drejtat e fëmijëve.

Aftësia për të vendosur komunikime me njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme e bën tërheqëse dhe inspiruese.

Çdo vendimarrje apo planifikim e kalon përmes procesit të konsultimit dhe gjithëpërfshirjes duke garantuar drejtësi dhe demokraci. Këto cilësi e bëjnë që të gëzojë respekt.

Është influencuese dhe bindëse në argumentat e saj me grupe të ndryshme interesi si fëmijë, mësues, gra apo shtresa të rrezikuara të shoqërisë.

Modeste për gjithçka ka arritur ajo ecën në hapa të sigurt në realizimin e misionit që ka: Të kryejë me devotshmëri e ndershmëri detyrat në zbatim të plotë të ligjshmërisë duke garantuar që institucioni që ajo drejton të ofrojë shërbim cilësor dhe edukim me standarte bashkëkohore.

Rezarta Biçoku

Rezarta Biçoku lindi në Elbasan. Prej 20 vitesh ushtron profesionin e mësueses duke kontribuar në arsim.

Fillimisht ka qenë mësuese e lëndës së “Gjuhës Shqipe”. Gjatë jetës karriera e saj merr rrjedha dhe drejtime të ndryshme duke qenë gjithmonë e hapur ndaj mundësive dhe sfidave të reja.

Në vitin 2004 nisi punën si mësuese në shkollën speciale. Një vit më pas u emërua  drejtuese e shkollës speciale “Zëra Jete”, ku aktualisht vazhdon dhe mban këtë status.

Rezarta shprehet se “Të punosh me fëmijët me aftësi të kufizuara, në fillim të duket sfidë me veten, por me kalimin e kohës mjafton të bëhesh pjesë e  botës së tyre, dhe mund të kuptosh lehtësisht se sa shumë special janë këta fëmijë, sa shumë dashuri kanë brenda tyre, sa unike janë. Gjatë këtyre viteve, aftësia e kufizuar është bërë pjesë e përditshmërisë së  jetës time”.

[totalpoll id=”285421″ screen=”results”]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu