Personazhi i vitit në fushën e Sigurisë

0

Tajar Alla

Tajar Alla, aktualisht në postin e Drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës pranë Bashkisë Elbasan.

Lindi më 14.12.1957 në Elbasan. Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Policisë, nisi karrierën e tij në Policinë e Shtetit në vitin 1992 si Komandant i Shërbimit Zjarrfikës, Elbasan.

Gjatë kësaj periudhe ka kryer trajnime të ndryshme dhe të vazhdueshme në funksion të kryerjes së detyrës në këtë sektor. Komandant Tajari është shquar për kontributin e jashtëzakonshëm në menaxhimin dhe drejtimin efikas të Repartit Zjarrfikës, duke e kthyer shërbimin zjarrfikës në një shërbim dinjitoz ndaj qytetarëve të qytetit të Elbasanit në operacionet e shpëtimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit.

Karriera e tij kulmoi me emërimin Drejtor i SHMZSH në vitin 2016.

Pas kësaj, në krye të trupës së zjarrfikësve të qytetit, iu desh t’i shërbente në gatishmëri të plotë vendit dhe qytetarëve, duke kaluar një nga sprovat më të vështira, siç ishte tërmeti i 26 Nëntorit. Në një kohë kur të gjithë donin të siguronin veten dhe të dashurit e tyre, mirënjohja u shkon atyre që vrapuan për të shpëtuar jetë drejt epiqendrës së rrezikut. Fill pas kësaj, Komandant Tajari ende nuk e dinte se atë dhe skuadrën e tij e priste misioni më i vështirë që kishte kaluar gjatë gjithë karrierës, detyra e re në luftën kundër Covid-19. Gjatë kësaj periudhe ai ka menaxhuar me sukses situatat emergjente dhe përballjen me virusin, kohë kur jeta ishte në rrezik të vazhdueshëm. Zjarrfikësit e Elbasanit, me në krye komandantin e tyre të palodhur, duke punuar 24 orë, pa asnjë ditë pushimi për disa muaj rresht, duke rrezikuar veten dhe familjarët e tyre, u quajtën shpesh “heronjtë e heshtur”.

Fatbardha Menalla

Fatbardha Menalla ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Policisë Tiranë.Në vitin 2002 ka filluar punë në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Më pas ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Humane dega “Punë Sociale” dhe më tej Masterin Profesional “Fëmijët dhe familja”.

Prej vitesh është e angazhuar në pozicionin e specialistes (kordinatore) për mbrojtjen e të miturve dhe dhunën në familje në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Prej 6 vitesh anëtare e AST Elbasan.

[totalpoll id=”285413″ screen=”results”]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu