TURQI- Atleti estoneze Jaan Roose bëri histori duke kaluar nga Azia në Evropë me një litar të shtrirë mbi Urën ikonike të Martirëve të Stambollit më 15 shtator. Të dielën në mbrëmje, Roose eci 1074 metra në një litar të varur 165 metra mbi Bosfor.
Roose, një atlet i Red Bull, filloi shëtitjen e tij në anën aziatike të Bosforit në orën 18:00, duke përfunduar udhëtimin transkontinental në vetëm 47 minuta.
“Bosfori ka mijëra vjet rëndësi historike dhe kulturore, si dhe bukuri të jashtëzakonshme natyrore”, tha Roose pas arritjes së tij historike.
“Kam bërë histori, ndaj jam shumë i lumtur”, deklaroi ai.
Estonyalı atlet Jaan Roose, İstanbul’da Asya kıtasından Avrupa kıtasına ip üstünde yürüyerek geçti.
📌 18.00'de başlayan yürüyüş 19.00'da sonlandı. pic.twitter.com/7QzTlAGBrf
— Onedio (@onediocom) September 15, 2024