Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Aosta, Itali pasi merreshin me shpërndarjen e kokainës. Operacioni antidrogë ‘Illirycum’ (siç romakët e lashtë e quanin territorin që qeverisnin dhe sot është Shqipëria), operacion i Policisë në Aosta, çoi në pesë arrestime të kryera sot në mëngjes dhe një të gjashtë që do të kryhet në orët e ardhshme. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe gjysmë kilogram kokainë gati për t’u shitur, ndërsa fitimet mujore ishin nga 10 deri në 15 mijë euro.
Policia italiane kishte zbuluar nga hetimet se Lleshi, një prej shqiptarëve të arrestuar po e fshihte drogën në një vend të pazakontë në krahasim me mënyrat e trajtimit që përdornin tregtarët italianë të drogës. Kokaina që do të shitej ishte fshehur në një vrimë jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk mbante më shumë se dy gramë, sasi kjo për përdorim personal. Hetimet mbi lëvizjet e shqiptarit zbuluan se mënyra “e ndryshme” e organizimit të shitjes së kokainës, domethënë fshehja e saj në vende të jashtme dhe kurrë në shtëpinë e dikujt, nuk lejoi që agjentët të zbulonin bandën. Kjo bandë e degëzuat me bashkëatdhetarë shqiptarë nuk merrej drejtpërdrejt me drogën.
Shumë shpesh droga fshihej në ndarjen e motorit ose në pjesë të tjera të makinave të përdorura nga shitësit për furnizimet e tyre dhe u zbulua kur makinat u dërguan në stacionin e policisë dhe ‘u çmontuan’. Ndërkohë përveç Lleshit në prangat e policisë ka rënë italian Diego Gustavo Corchia dhe shqiptarët Perloshi Amarildo, Leonard Vishaj dhe Elton Beleshi. Mediat italiane shkruajnë se ende vijojnë kërkimet për gjetjen e një shqiptari të pestë dhe të gjithë këta persona akuzohen për posedim droge me qëllim trafikimi.
Hetuesit e policisë zbuluan se ishin pothuajse gjithmonë të njëjtët anëtarë të grupit ata që e sillnin kokainën direkt në shtëpitë e konsumatorëve. Nga përgjimet u zbulua se italiani Corchia duke folur me shqiptarin Vishaj i thotë për organizimin e një feste për shumë njerëz me “pije dhe hamburger nga Mc ‘Donalds “, por hetuesit u zbuluar se në festë banda nuk shiti pije dhe hamburger por 10 gram kokainë.