Peshëngritja rikonfirmon presidentin Gjoza edhe për 4 vitet e ardhshme!

0

Sot u zhvillua Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në qytetin e Shkodrës.

Gjatë Asamblesë ishin prezent Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe përfaqësues nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, Astrit Hasani. Kandidatët për president ishin Asim Belinovi dhe Elez Gjoza i cili është edhe Presidenti aktual.

Gjoza u rizgjodh President i FSHP me 95% të votave pra me 15 vota ndërsa Belinova mori një votë.

Gjithashtu nga kjo asamble u zgjodh dhe Bordi Drejtues ku të zgjedhurit ishin:
Artur Lagja
Leonard Toska
Asim Belinovi
Arben Qafa
Endri Karina
Ilir Topuzi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu