Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi ministrisë së tij të mbrojtjes që në fillim të pushtimit të mos sulmonte qendrat kryesore të popullsisë, ka thënë Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti gjithashtu një tragjedi sulmin e forcave të armatosura ukrainase në rajonin rebel të Donetskut të mbështetur nga Rusia. Ai shtoi se ishte një sulm ndaj civilëve.
Peskov shtoi se duket se “bosët e Ukrainës përtej oqeanit po i japin urdhra ushtrisë ukrainase”.
Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se sektori rus i IT-së po mbështetet pas raportimeve se rreth 200,000 rusë janë larguar nga vendi për të kërkuar strehim jashtë vendit, duke i grabitur vendit trurin dhe talentin.