Një aeroplan i “British Airways” ka pësuar një avari në pjesën e përparme teksa ishte në pistën e aeroportin Heathrow.
Nga fotot e publikuara nga mediat angleze shihet se avioni është përplasusr në pjesën e përparme, ndërsa shkalla e dëmit ende nuk është e qartë.
British Airways ka konfirmuar se aeroplani po transportonte vetëm mallra dhe për fat të mirë nuk kishte pasagjerë në bord.
Një zëdhënës i kompanisë tha: “Një aeroplan mallrash është dëmtuar. Siguria është gjithmonë përparësia jonë më e lartë dhe ne jemi duke e hetuar çështjen”.