Aktori Leonardo DiCaprio ka reaguar disa herë për mbrojtjen e Vjosës.
Aktori përsëri me anë të një posti në “Instagram” ka shprehur përsëri dëshirën që Vjosa të jetë Park Kombëtar në mënyrë që zona të mbrohet nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit.
“Aktivistët kanë punuar për mbrojtjen e Vjosës për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetjen globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar,”-shruan DiCaprio në postin e tij.
Në fund të postimit aktori fton të gjithë për të nënshkruar peticionin.