Kryenegociatori serb Petar Petkoviç, i cili gjithashtu udhëheq “Zyrën për Kosovën” në qeverinë serbe ka thënë se protestat e sotme në Serbi kanë për qëllim ta ndalojnë progresin e Serbisë.
Sipas Petkoviç, Kyeministri i Kosovës Albin Kurti i mbështet protestat në Serbi, pasi partitë opozitare serbe do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ky është një indikator se Prishtina dhe Kurti i mbështesin bllokadat e rrugëve dhe përkrah opozitën në Serbi të cilët do të pajtoheshin nesër që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Petkoviç.
Qytetarët serbë në gjithë Serbinë kanë protestuar sot masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar presidenti serb Aleksander Vuçiç. Organizatorët e protestave thonë se Vuçiç po i varros institucionet. Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin duke bllokuar rrugët dhe urat.U raportua edhe për incidente e përleshje mes protestuesve dhe përkrahësve qeveritarë.