Petkoviç: Nuk do të ketë heqje të targave serbe, kyështë realiteti që Albin Kurti duhet të pranojë

0

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar pas marrëveshjes së arritur ditën e sotme në Bruksel me Kosovës dhe Serbisë.

Me një postim në Twitter ai deklaroi se sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.

“Ky është realiteti që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke filluar nga marrëveshja që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë, e cila do të jetë tema e takimit të parë të ardhshëm në Bruksel. Pas dy ditësh negociatash të vështira, ne arritëm një marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur! Ne kemi mbrojtur automjetet me tabelat e qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë më heqje të targave serbe apo vendosje të targave me shenja nga Prishtina”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu