Petkoviç “përplaset” me Gërvallën: S’e ka fajin Serbia, destabilizmin e sjell Kurti

0

– Ministrja e Punëve të Jashtme në Prishtinë, Donika Gërvalla ka qënë e pranishme në Komisionin e Partneritetit të Kartës Amerikano-Adriatike në Zagreb, ku deklaroi se situata është e njëjtë me atë të 20 viteve më parë dhe se duhen marrë masa ndaj vendeve si Serbia apo Rusia që destabilizonin rajonin.

Gërvalla ka pohuar se lufta është kthyer sërish në një kërcënim real në Ballkan dhe se dy vendet po krijojnë probleme.

Sipas Blic, kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili në një replikë ndaj saj në Tëitter tha  se kryeministri Albin Kurti është ai që po e destabilizon rajonin duke shtyrë përpara sipas tij projektin për Shqipërinë e Madhe, duke refuzuar kështu sipas tij zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Donika Gërvalla, i vetmi që po e destabilizon rajonin është Albin Kurti duke avokuar për Shqipërinë e Madhe, duke refuzuar marrëveshjet e Brukselit, duke zbarkuar forcat speciale të armatosura deri në dhëmbë kundër qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës“, tha ai.

Marrëdhëniet mes dy vendeve jan mjaft të tensionuara duke marrë shkas nga deklarata e Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti se nëse do të ketë një referendum demokratik nuk do ishte kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Vuçiç reagoi duke thënë se nëse do i bënte ai deklrata të tilla do e varnin në Bruksel. Ai tha do t’u shkruante krerëve të shteteve për të kërkuar shpjegim për heshtjen e mbajtur pas deklaratave provokuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu