Pezullimi i Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së, Gjykata e Apelit shtyn seancën!

0

Gjykata e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për Armand Dukën dhe dy zyrtarë të tjerë të FSHF-së, të cilët janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë avokati mbrojtës i anëtarëve të FSHF-së, i cili ka kërkuar ndryshimin e trupit gjykues.

Seanca e re do të mbahet të premten e 18 marsit, në orën 10:00.Kujtojmë se Duka dhe dy zyrtarët e tjerë të federatës janë pezulluar nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

“Referuar interesimit të medias për gjykimin në lidhje me masat e sigurimit ndaj zyrtarëve të FSHF, ju njoftojmë se avokati mbrojtës nuk qe dakord me përbërjen e trupit gjykues (z. Genti Shala) dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.

Për t’i dhënë mundësi mbrojtësit që të paraqesë kërkesën në formën e kërkuar nga ligji, seanca gjyqësore u shty për më datë 18.03.2022 ora 10:00”, shkruhej në njoftimin e shpërndarë nga Gjykata e Apelit të Tiranës rreth çështjes në fjalë që është pasojë e hetimeve për parregullsitë në zhvillimin e zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Tiranës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu