Pica “vullkanike” që po çmend turistët e vullkanit Pacaya në Guatemala

0

Pica është në listën e ushqimeve të preferuara të shumë prej nesh, por shijet e konsumuara me mijëra herë, duket sikur nuk janë po aq interesante.

Nëse dëshironi një mënyrë të re gatimi, atëherë njihuni me David Garcia, kuzhinieri i cili gatuan picat në rrjedhën e llavës së vullkanit, Pacaya në Guatemala i cili ka shpërthyer në shkurt të këtij viti.

Ai është shprehur se shumë njerëz shkojnë për të shijuar picën e bërë në nxehtësinë e vullkanit, shkruan InfoWebTv.

Ky kuzhinier ka tërhequr turistët të vizitojnë vullkanin Pacaya vetëm për të shijuar picën që ai gatuan.

Një turist i cili është adhurues i zjarrtë i kuzhinierit ka thënë se:

“Të hash një picë të gatuar në thëngjijtë e një vullkani është njëkohësisht tronditëse dhe unike në të gjithë botën.”

 

infowebtv.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu