Pinë lëngun e shisheve që gjetën në det, vd*esin katër peshkatarë, dy në gjendje të rëndë: Menduan se ishte alkool

0

Katër peshkatarë nga Sri Lanka kanë vdekur dhe dy të tjerë janë të sëmurë rëndë pasi konsumuan një lëng të panjohur nga shishet që gjetën ndërsa ishin në det, sipas raporteve të mediave lokale. Thuhet se marinarët ishin në një udhëtim peshkimi kur i morën shishet rreth 320 milje detare nga Tangalle, një qytet në bregun jugor të ishullit.

Marina e Sri Lankës u tha gazetarëve se peshkatarët kishin pirë nga shishet duke menduar se ato përmbanin alkool. Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Peshkimit dhe Burimeve Ujore të Sri Lankës, Susantha Kahawatte, u tha disa mediave se marina po përpiqej t’i kthente në breg.

Ajo tha se marina po ofronte kujdes mjekësor për burrat në bordin e anijes së peshkimit, të quajtur Devon, për shqetësimet se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i kthyer ata në tokë për trajtim. Kahawatta i tha stacionit kombëtar të lajmeve Ada Derana se peshkatarët kishin shpërndarë disa nga shishet tek ekipet e tjera që operonin në zonë. Ndërkohë po bëhen përpjekje për të njoftuar këto ekuipazhe.

Incidenti thuhet se ka nxitur protesta në qytetin bregdetar, i vendosur rreth 120 milje (193 km) nga kryeqyteti, Colombo, duke kërkuar që marinarët që ishin ende gjallë të ktheheshin në tokë. Autoritetet kanë nisur hetimet për përmbajtjen e shisheve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu