Milani do të ndeshet në transfertë me Bolonjën në sfidën e javës së 30-të të Serisë A, me kuqezinjtë që kërkojnë fitoren për të ruajtur pozitat në zonën “Champions”.
Stefano Pioli ka zgjedhur që të bëjë rrotacion një pjesë të mirë të ekipit, për t’i pasur gati për duelin e kthimit kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, skuadra e Tiago Motës po bën mjaft mirë në kampionat dhe shpreson për një vend të mundshëm në zonën europiane.
FORMACIONET ZYRTARE:
BOLONJA: Skorupski, Posh, Soumaoro, Lukumi, Kiriakopulos, Domingez, Shouten, Abisher, Ferguson, Sansone, Barrou.
Trajner: Tiago Mota
MILAN: Menja, Florenzi, Kalulu, Çau, Balo-Ture, Vranks, Pobega, Salemakers, De Ketelare, Rebiç, Origi.
Trajner: Stefano Pioli
PANORAMASPORT.AL